Për ne ...VPD DRILL SHPK është biznes i themeluar në fillim të vitit 2000, dhe si aktivitet fillestar kishte sherbimet në mekanik. Gjatë viteve te shërbimit në këtë sektor kompania shquhej me profesionalizem dhe nje korrektësi ne relacion me klientet saj. Në vitin 2006, kompania fillon zgjerimin e saj dhe fillon aktivitetin me shpime vertikale, ne fillim me një kapacitet te kufizuar, por pas nje kohe te shkurtër bëhet lider ne tregun Kosovar dhe më gjërë. Sot kjo kompani është e paisur me makinerin me moderne duke i ofruar klientelës mundësi të ndryshme zgjedhjeje. Shpimet te cilat i bene kompania janë të dimensioneve te ndryshme dhe te realizueshme në thellësi mbi 500 metra.
Bunaret realizohen me dylloje te gypave, betoni ( ne thellesi deri ne 55 metra), dhe gypa plastike (ne thellesi deri ne 500 metra). Pervec puseve kompania jonë bënë shpime per pilot projekte, dhe ato gjeotermike. Ne vitin 2016 kompania si moter VPD Forage ka filluar operimin edhe ne shtetin Zvicerran, kryesisht me shpime per ngrohje termike. Perveç ne Kosovë dhe ne Zvicerr nga viti 2018 VPD DRILL SHPK operon edhe ne shtetin fqinjë te Maqedonisë si VPD DRILL 2 Maqedonia, e cila kryesisht mirret me shpime vertikale ne terene te forta dhe te buta te dimensioneve deri ne 500 fi. VPD DRILL SHPK me profesionalizmin dhe korrektesin ka krijuar marrdhenie te shkelqyera me klient privat, dhe ndermarrje te ndryshme vendore. Kompania jone ka kryer shpime jashta teritorit te Kosoves, Maqedoni dhe Shqiperi. Ne vitin 2016 kompania ka hapur nje sektor prodhimi, prodhim i cili perfshin produkte nga betoni. Pervec gypave ky sektor bene prodhimin edhe te produkteve tjera nga betoni. Pervec prodhimit, kompania jonë është ngusht e lidhur me kompanin tjeter si moter NTSH Technodrill, e cila si aktivitet kryesor ka shitjen e gypave te plastikës, pompmave zhytese te prodhimit Italian, parafiltrave te kompanise Italine te cilët jane te destinuar per te trajtuar ujin e ndotur, si dhe sistemet e filtrimit te paisura me osmoz reverse per trajtimin e ujit . |
Misioni ynë .....Misioni ynë është që të bëjmë diferencën përmes cilësisë së punës në marëdhëniet me partnerët më prestigjiozë, të huaj dhe vendor. Në projekte ambicioze dhe moderne, në raporte të sinqerta me klientët, dhe me partnerët tonë.
Misioni ynë bazohet tek përkushtimi ndaj klientëve dhe këshillimit hap pas hap drejt zgjedhjes ideale për investim. Do të dëgjojmë me vëmendje nevojat, dëshirat dhe propozojmë zgjedhjen më të mirë të mundur për klientët. |
Filozofia e biznesit .....Filozofia e ndërmarrjes tonë është ajo e një ndërmarrje te suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e projekteve të mëdha në lëmin e shpimeve. Këtë e kemi dëshmuar në realizimin e shumë projekteve të llojeve të ndryshme në Republikën e Kosovës.
Kompania jonë është inovatore me vizion dhe vlera të përbashkëta. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë bënë të mundur identifikimin tonë në tregun kosovar si një kompani e orientuar për sherbim të klientit duke i ofruar atij një respekt dhe shërbim shumë të mirë. |
© Created by ZOMALESA SYSTEM.